Pamjet nga aksidenti i rëndë në Portin e Durrësit ku humbi jetën vajza 25-vjeçare



Pamjet nga aksidenti i rëndë në Portin e Durrësit ku humbi jetën vajza 25-vjeçare

16:52 07/01/2021

Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbi jetën një vajzë e re 25-vjeçare me iniciale A.H.

Viktima, që ishte punonjëse e portit, u përplas nga traileri i një kamioni. Goditja ishte fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të resë.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit. Nga ana tjetër, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje të rëndë. /tvklan.al







Të ngjashme