Ati i Shenjtë mendon se negociatat duhen bërë sa më parë për të shmangur numrin e lartë të viktimave

Papa Françesku nuk i ka kursyer kurrë lutjet e tij për dhënien fund të konflikteve në botë. Në një intervistë për për rrjetin televiziv  zviceran RSI Ati i Shenjtë është pyetur lidhur me qëndrimin e tij lidhur me një debat midis atyre që thonë se Ukraina duhet të dorëzohet pasi nuk ka qenë në gjendje të zmbrapsë forcat ruse, dhe atyre që thonë se kjo do të legjitimonte veprimet e palës më të fortë.

“Fjala negocio është një fjalë e guximshme. Kur shikon se je i mundur, kur gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guximin të negociosh. Njeriu mund të turpërohet, por me sa të vdekur do të përfundonte lufta? Dhe do të përfundojë edhe më keq, duhet negociuar në kohë, të gjendet një vend që mund të jetë ndërmjetësues.”

Vitin e kaluar,  87-vjeçari çoi në Kiev, Moskë e Uashington një të dërguar për paqen, kardinalin italian për të dëgjuar liderët në këto vende. Plani i paqes i vetë liderit ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon tërheqjen e trupave ruse nga e gjithë Ukraina dhe rivendosjen e kufijve të saj shtetërorë.

Por Kremlini ka përjashtuar përfshirjen në bisedimet e paqes sipas kushteve të vendosura nga Kievi.

Të premten  presidenti turk RexhepTajip Erdogan u tregua i gatshëm për të pritur një samit midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Klan News