Ati i Shenjtë, Papa Françesku, shpall kardinal shqiptarin Dom Ernest Troshanin. Në lutjen e Engjëllit të Tenzot, të mbajtur në Romë, mes emrave, ishte edhe ai i të vetmit prift, Dom Ernest Troshani.

Në Shatorin e vitit 2014, ai dëshmoi para Kreut të Vatikanit, vuajtjet e tij dhe të Kishës Katolike Shqiptare përgjatë regjimit komunist.

Ky është një titull nderi që i jepet, pasi ai nuk merr pjesë në konklavë për shkak të moshës së kaluar, sot 88 vjeç.

Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë i shqiptar, pas Dom Ernest Koliqit, i shpallur nga Papa Gjon Pali i II, për dëshminë e jetës së krishtere dhe për martirizimin.

Shpallja kardinal i Dom Ernest Troshani, vjen para lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, ceremoni që do të mbahet në 5 Nëntor, në Shkodër.

Dom Ernest Troshani u bë pjesë e urdhrit Françeskan në moshën 10 vjeçare. Kur filloi praktikimin në moshën 20 vjeçare, regjimi komunist kishte nisur përndjekjen, vrasjen dhe burgosjen e tyre.

Në vitin 1963, në moshën 35 vjeçare, ai u arrestua pasi mbajti meshë për ish presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy. Nën akuzën e përmbysjes së pushtetit popullor, u dënua me 18 vite heqje lirie.

Pavarësisht vuajtjeve Dom Ernest Troshani vijon të presë besimtarë në fshatin Trush të Shkodrës dhe të japë meshë./ T KLAN