Paqartësi për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut


Paqartësi për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

18:20 23/07/2020

Zaev dhe Kasami me pushime, Mickoski lufton për partinë

Një javë pasi përfunduan zgjedhjet parlamentare, asnjë parti politike shqiptare nuk ka dalë me qëndrim të qartë se a do të tentojnë të futen në shumicën e re parlamentare, apo do të pranojnë të qëndrojnë në opozitë. Aleanca dhe Alternativa asesi nuk pajtohet me rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë vendosur që të hënën të protestojnë, por Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, nuk mbyll derën e bashkëpunimit me asnjë parti.

“Ne kemi marrë pjesë në zgjedhje për të marrë përgjegjësi edhe në pushtetin ekzekutiv, por për modalitetet, kombinimet, programin e bashkëqeverisjen, krejt këto janë çështje që mund të diskutohen pasi që të kemi mandatar dhe ftesë për të diskutuar me të në këtë temë”.

Por mandatari i mundshëm së bashku me partnerin e koalicionit janë në pushim. Kasami në bregdetin shqiptar, e Zaev me motorin e tij nëpër Maqedoni të Veriut. Megjithatë Zaev po jep intervista edhe prej në pushim, por edhe nuk gjen kohë për mediat shqiptare.

Fillimisht kërkuam prononcim nga ai ditë më parë, por nga kabineti i tij u arsyetuan se intervista ka qenë me shkrim. E pasi u kërkuam prononcim me shkrim, nga kabineti i Zaevit na thanë se nuk do të mbërrijnë të përgjigjen në dy pyetjet që ua dërguam. 

E formimi i qeverisë mund të jetë shpëtimi i vetëm i Mickoskit, i cili po përballet me sulme të ashpra pasi i humbi edhe këto zgjedhje. Kryesia e partisë i dha përkrahje, por fytyra eminente të ish-strukturës udhëheqëse filluan sulmet publike, ku kërkojnë dorëheqje nga ai.

Klan Macedonia




Të ngjashme