Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së parë të ditës, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të cilat më të fokusuara do të jënë në zonat veriroe dhe qëndror herë pas here priten edhe rrebeshe.
Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi, e cila do të shënohet në qytetin e Kuçovës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
/tvklan.al