Parashikimi i motit 15 Tetor 2021



Parashikimi i motit 15 Tetor 2021

08:00 15/10/2021

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore.

Por gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten në Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në det dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al








Të ngjashme