Sipas MeteoAlb, vendi ynë si pasojë e masave ajrore afrikane do të jetë sërish në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në gjatë gjithë paradites por orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por pritet grumbullim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke sjellë rrebeshe afatshkurta shiu.

Gjatë natës do të këtë përmirësim të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 1 – 2 ballë.  /tvklan.al