Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese një propozim për aplikim në NATO.

Votimi erdhi pasi Presidenti Sauli Niinisto dhe qeveria vendosën zyrtarisht të dielën se vendi do të propozojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, por vendimi ishte në pritje të miratimit nga parlamenti.

Kryetari Matti Vanhanen deklaroi se nga 200 ligjvënës, 188 votuan pro dhe tetë kundërshtuan aplikimin. Ndërsa ministri i jashtëm Pekka Haavisto tha se vendimi nuk ishte arsye për të festuar sepse “ka luftë në Evropë”.

“Anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk do të ndryshojë mendimin tonë bazë se ne gjithmonë do të kërkojmë zgjidhje paqësore dhe ne jemi një komb paqedashës që do të kërkojmë para së gjithash zgjidhje diplomatike për çdo konflikt,” tha ai./tvklan.al