Parlamenti maqedonas, debat për Prokurorinë Publike

Parlamenti maqedonas, debat për Prokurorinë Publike

19:38 27/08/2019

Partitë shqiptare kërkojnë përdorimin e Gjuhës Shqipe

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka filluar debatin për nevojën e miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, ku duhet të zgjidhet statusi i PSP-së. Deputetët kanë votuar që ky ligj të miratohet me procedurë të përshpejtuar. Partitë politike shqiptare, por edhe ato të kampit politik maqedonas kanë paralajmëruar parashtrimin e amendamenteve.

Partitë shqiptare paralajmëruan se do të parashtrojnë amendamentet e tyre për Ligjin për Prokurorinë Publike. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, tha se amendamentet e tyre kanë të bëjnë me përdorimin e Gjuhës Shqipe.

“Në këto dy ligje, ne si grup parlamentar do t’i propozojmë gjithsej tre amendamente që kanë të bëjnë me përdorimin e Gjuhës zyrtare Shqipe dhe shumicës së badenterit në zgjedhjen e prokurorëve në Këshillin Prokurorial. Do të intervenohet me një nen të përgjithshëm, i cili do t’i referohet Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve miratohet me shumicë të thjeshtë, kurse ky ligj me 2/3 me shumicë të kualifikuar. Prandaj në qoftë se i shihni nenën kalimtare në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, thotë që të gjitha ligjet tjera do të harmonizohen me Ligjin e Përdorimin e Gjuhëve në një afat të caktuar. Çdo ligj i ri i propozuar duhet medoemos të harmonizohet me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.  

Kurse Lëvizja Besa kërkon garanci se rastet e hapura të Prokurorisë Speciale, si dhe procedurat hetimore dhe para hetimore nuk do të ndërprite.

“Nuk shohim garanci të qarta se sipas Ligjit të ri për Prokurori Publike lëndët të cilat janë nisur ose janë në faza të përgatitjes nga e Prokurorisë Speciale do të vazhdojnë nga Prokuroria Publike, ose Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Do të intervenojmë dhe do të kërkojmë garanci të qarta, se të gjitha ato materiale që Prokuroria Speciale i ka pasur për të gjitha krimet të cilët janë bërë nga funksionarë të lartë të pushtetit të kaluar, por edhe këtij aktual nuk do të mbeten në harresë. Parimisht e them se nuk do të votojmë nëse nuk kemi garanci se lëndët do të vazhdojnë”.

Nga opozita thonë që nuk duan të bëhen bashkëpjesëmarrës në amnistimin e funksionarëve të kriminalizuar në asnjë formë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori