Arkitektja Paola Demaj, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, dy vite më parë ka marrë propozimin për fejesë nga partneri i saj. Ideja ishte shumë e veçantë pasi partneri i saj kishte planifikuar gjithçka për të përjetësuar dashurinë e tyre, me mbjelljen e një peme në Parkun e Liqenit Artifical të Tiranës.

Katerina Trungu: Ti e prisje apo… si është se ndonjëherë edhe e marrim vesh?

Paola Demaj: Për mua ishte surprizë. Jo, nuk e mora vesh, për mua ishte surorizë në fakt, nuk e prisja. Ne ishim në periudhën e pandemisë në fakt kështu që kishim një nevojë pak më të madhe për të qenë  pranë natyrës ose unë të paktën në familjen time e ndjeva sepse ne ndenjëm shumë mbyllur. Pema ishte diçka, ishte një emocion shumë i madh. Unë e mora në formë paje, ashtu më erdhi në formë trashëgimie, kështu që emocioni ishte vërtet shumë i madh.

Katerina Trungu: Arsyeja pse vendosët të mbillnit pemën, ishte për shkak edhe të Covid-it, gjendjes dhe kontributi juaj për natyrën, se ne aty e morëm vesh akoma dhe më tepër vlerën e natyrës, apo jo?

Paola Demaj: Patjetër, vlerën e jetës më së shumti.

Ermelinda Ndoja: Çfarë peme keni mbjellë, Paola?

Paola Demaj: Ne kemi mbjellë një pemë  që quhet lofata, në mitologji është pema e dashurisë.

Ermelinda Ndoja: Prandaj edhe partneri yt ka menduar pikërisht në këtë ditë të bëjë propozimin.

Paola Demaj: Ajo është një pemë që ka një lule shumë të veçantë në fakt, është një lule që vijnë në formë zemre gjethet e veta dhe ka një ngjyrë rozë që është e veçantë. Kështu që në hapësirën ku ne e mbollëm ishte një pemë e veçantë.

Arkitektja kujton edhe momentin se si erdhi propozimi në kohën që u gjend në vendin e caktuar. Gjithçka ishte gati, ndërsa ajo nuk e kishte aspak idenë se do të vendoste një unazë.

Paola Demaj: Unë nuk e dija për propozimin, nuk e dija as për mbjelljen e pemës, në fakt, ishte marrë partneri im me të gjitha, kishte folur me APR-në. Ishte futur në ueb dhe aty kishte aplikuar dhe kishte komunikuar me të gjithë personat që punojnë për APR-në. Ata ishin shumë të gjindshëm dhe na kanë ndihmuar shumë. Kur unë shkova, gjëja ishte bërë gati, pra gropa ishte hapur, pema kishte ardhur, personat që na ndihmuan ishin aty, kështu që ishte shumë e thjeshtë procedura.

Unë e dija që po shkonim për një punë se ne punojmë të dy në bashki, kështu që mendova që kishte lidhje me punën tonë dhe nuk e prita që ishte një propozim. Deri në momentin që u ul në gjunjë, na erdhën unazat me një dron i cili ishte duke na filmuar gjatë gjithë kohës. Në momentin që u ul në gjunjë, aty e kuptova që ishte propozim dhe pema ishte imja. Nuk e dija që pema ishte imja deri në atë moment./tvklan.al