Pas tërmetit tragjik në Turqi ku kanë vdekur më shumë se 284 persona, ka shpërthyer në flakë një tubacion i gazit natyror në Hatay. Sipas mediave të huaja zjarri ka shpërthyer në dy vende të gazsjellësit i  cili shtrihet përmes fshatit Topboğazı.

Momenti i shpërthimit pasoi menjëherë pas lëkundjeve të forta të tërmetit në provincën e Kahramanmaraş.

Epiqendra e tërmetit ishte 26 km larg qytetit të Gaziantepit dhe me thellësi mbi 7 kilometër nën sipërfaqe.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tre tërmete të tjera me magnitudë 6.4-6.6 goditën provincën Gaziantep në Turqinë juglindore.

Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro./tvklan.al