Pas thirrjes së Presidentit Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak ku mund të thirren 300,000 njerëz për të shërbyer në luftë, radhët janë shtuar përgjatë kufirit të Rusisë.

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e meshkujve në moshë luftimi janë të ekzagjeruara. Por faktet flasin ndryshe pasi në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë meshkuj që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Një rus i cili nuk donte të identifikohej tha për Rayhan Demytrie të BBC-së se ai kishte marrë pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër, menjëherë pas njoftimit të Presidentit Putin për një mobizilim të pjesshëm për luftë.

Disa dëshmitarë vlerësuan se radha e makinave në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm ishte rreth 5 km (3 milje) e gjatë, ndërsa një grup tjetër tha se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës, por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm./tvklan.al