Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit e saj një problem shëndetësor i cili i është rishfaqur. Modelja ka rrëfyer se një kist në vezore, me “sa një mollë” është formuar sërish.

Bashkëshortja e Justin Bieber postoi një foto në Instagram ku tregonte barkun dhe shkruan se nuk është në pritje të një foshnjeje. “Kam një kist në vezore me madhësinë e një molle. Nuk vuaj nga endometrioza ose PCOS (sindroma policistike e vezores), por më është shfaqur disa herë kisti i vezores dhe nuk është e mirë”.

S’ka bebe”, shtoi Hailey. Më tej ajo  shpjegoi edhe simptomat që i shfaqen. “Është e dhimbshme, më vjen për të vjellë, më fryn, më prish humorin dhe jam shumë e ndjeshme. Gjithsesi…  jam e bindur që shumë prej jush mund të gjejnë veten dhe të më kuptojnë. Do ta kalojmë”.

Disa muaj më parë, Hailey rrëfeu se kishte kaluar një krizë të ngjashme me infarktin për shkak të një tromboze të vogël në tru./tvklan.al