Të paktën 10 persona kanë pësuar djegie nga zjarri në Bejis

Më shumë se dhjetëra njerëz pësuan djegie pasi u larguan nga një tren pasagjerësh që po kalonte përmes zjarrit në rajonin spanjoll të Valencias.

Treni, i cili drejtohej për në Zaragoza, u ndesh me zjarrin Bejis, i cili ishte jashtë kontrollit mes erërave të forta.

Megjithatë, të rrethuar nga flakët, një numër pasagjerësh në panik vendosën të largoheshin nga treni. Sipas të përditshmes spanjolle “Europapress” shumë pasagjerë thyen xhamat për t’u shpëtuar flakëve.

Përveç pasagjerëve të trenit, u plagosën edhe tre zjarrfikës ndërsa rreth 1,000 banorë vendas u evakuuan.

Më herët në Korrik, pasagjerët në hekurudhën spanjolle përjetuan momente ankthi pasi treni u rrethua nga flakët nga të dyja anët gjatë një zjarri tjetër në veri të Spanjës, por në atë incident nuk pati persona të lënduar.

 Më tej në jug në rajonin e Valencias, një zjarr tjetër që mbetet jashtë kontrollit ka djegur rreth 11,000 hektarë dhe ka detyruar rreth 1,600 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Klan News