Vendimi i qeverisë erdhi nga rritja e infektimeve si pasojë e variantit Delta i cili po bëhet dominues

Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në Francë ka hyrë në fuqi pasaporta shëndetësore. Në këtë mënyrë njerëzit janë të detyruar të japin prova të vaksinimit, një test negativ ose nëse janë shëruar së fundmi nga virusi për të hyrë në shumicën e muzeve dhe kinemave apo aktiviteteve të tjera publike me praninë e shumë njerëzve.

Ndërkohë parlamenti do të debatojë edhe nëse një pasaportë e tillë do të kërkohet edhe për të hyrë në bare, restorante apo qendra tregtare. Kjo vjen një ditë pasi Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran njoftoi 18,000 infektime të reja në vetëm 24 orë.

Kjo u krahasua me javën e kaluar ku u shënuan vetëm 7,000 raste në ditë, një rritje prej 150%, ndërsa varianti shumë ngjitës Delta përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi planet për një pasaportë shëndetësore në fillim të këtij muaji, si dhe vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë deri në Shtator. Sondazhet sugjerojnë se ka hezitim të përhapur të vaksinave në Francë.

Protestat kundër rregullave të reja të koronavirusit në Francë ishin të dhunshme, me demonstrues që vandalizuan dy qendra vaksinimi. “Diktatura e Shëndetit” e quajtën protestuesit një vendim të tillë. E ashtuquajtura “Health Pass” është përgjigjja e qeverisë për normat e infeksioneve që po rriten më shpejt sesa Franca ka parë ndonjëherë në këtë pandemi. Shumica e francezëve duket se mbështesin planin, duke besuar se kjo është mënyra e vetme për të shmangur një bllokim tjetër.

Klan News