Ortodoksët dhe Katolikët, dy rrymat më të mëdha të fesë së krishterë në botë, pritet të nisin ta festojnë Pashkën në të njëjtën ditë.

Mediat greke shkruajnë se Patriarku ortodoks i Stambollit, Bartoleme dhe Papa Françesku janë pranë arritjes së një marrëveshjeje që i jep fund ndasive mes besimtarëve të krishterë të riteve lindore dhe perëndimore.

Pritet që vendimin që festa e Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, drejtuesit e dy kishave më të mëdha të krishtera do ta marrin Majin e vitit të ardhshëm. Ata do të takohen së bashku në Iznik të Turqisë, në përvjetorin e 1700 të Këshillit të Parë Ekumenik të Nikesë.

Takimi përkujton mbledhjen e vitit 325 të klerikëve të krishterë të perandorisë romake, ku u bënë përpjekje për të krijuar një këshill që përfaqëson të gjithë të krishterët e botës, që në fakt nuk u arrit kurrë.

Ndërsa ndarja e festimit të Pashkës daton në 1582, kur Papa Gregor i 13 korrigjoi me 10 ditë kalendarin, çka u refuzua nga Kisha Ortodokse Greke dhe kishat e tjera ortodokse.

Por tani që kisha greke ka ndryshuar qëndrim, duket se nuk është ende e bindur Kisha Ortodokse Ruse.

Tv Klan