Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, kur u pyet në një intervistë për CBS News nëse Amerika e konsideron një aleat të ngushtë Benjamin Netanyahu ajo tha se ka një aleancë të mirë mes popullit amerikan dhe atij izraelit. “Puna që ne bëjmë me udhëheqjen e Izraelit është një përpjekje e vazhdueshme rreth parimeve që ne kemi bërë të qartë. Me gjithë respektin, por pyetja më e mirë është nëse kemi një aleancë të rëndësishme midis popullit amerikan dhe popullit izraelit dhe përgjigja për këtë pyetje është po”.

Kandidatja demokrate Kamala Harris i thotë “jo” një takimi me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës pa praninë e Ukrainës. 

“Ukraina, duhet të mendojmë për të ardhmen e saj, duhet të ketë fjalën e saj. Donald Trump, oh, ai mund ta përfundojë atë në ditën e parë kështu ka thënë. E dini se çfarë është kjo? Ka të bëjë me dorëzimin. Nëse Trump do të ishte ende president, Putini do të ishte në Kiev tani”.

Intervista vjen ndërsa Harris rrit paraqitjet në media në një seri podkastesh dhe rrjetesh televizive mes kritikave që ajo ka bërë shumë pak të tilla. Zv/presidentja mbrojti politikat e administratës Biden, duke vënë në dukje shifrat e ulëta të papunësisë, teksa ekonomia është në krye të shqetësimeve të popullit amerikan. Trump gjithashtu ishte i ftuar në 60 Minutes. Ai fillimisht pranoi, por më vonë ndryshoi mendje duke refuzuar intervistën sipas CBS.

Klan News