Pashkë në kushtet e karantinës në Maqedoninë e Veriut


Pashkë në kushtet e karantinës në Maqedoninë e Veriut

20:36 19/04/2020

Stefan: Lutemi për mjekët, policët dhe të sëmurët

Për herë të parë në shumë dekada, pikërisht në mesnatë, natën midis të shtunës dhe të dielës, për festën e Pashkëve kishat në Maqedoninë e Veriut ishin të zbrazëta.

Vetëm priftërinjtë e përcollën mesazhin për ringjalljen e Krishtit, akti më i shenjtë në botën ortodokse.

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefan në urimin e tij drejtuar besimtarëve kërkoi dëgjueshmëri dhe respektim të rekomandimit për të qëndruar në shtëpi. 

“U bëjmë thirrje të luten në shtëpitë dhe në zemrat e tyre, që Zoti të na shpëtojë nga kjo sëmundje e rrezikshme. Të lutemi edhe për mjekët, policinë dhe ushtrinë, të cilët intensivisht kujdesen për të sëmurët dhe për rendin në shtet. Të lutemi që të sëmurët të shërohen, si dhe për shpëtim të shpirtërave që nuk e fituan betejën me sëmundjen. Dashuria e Krishtit është e domosdoshme në këtë botë”. 

Qëndrueshmëri, gixim dhe besim dëshiroi edhe Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. 

“Që ta durojmë këtë periudhë të vështirë të përballjes me virusin, ndërsa përmes tejkalimit të krizës ta mësojmë mësimin më të rëndësishëm të jetës për nevojën për barazi më të madhe, përgjegjësi, solidaritet dhe respekt në mes nesh”. 

Edhe liderët e partisë në pushtet dhe asaj opozitare, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, urimet e tyre për Pashkët i patën në kontekst të kërcënimit shëndetësor. 

Klan Macedonia




Të ngjashme