At e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Paskuqan 2”. Në banesën e Azis Xhini 70 vjeç dhe Faris Xhini 19 vjeç në Kamëz, u gjet arsenal armësh dhe municionesh.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se dy të arrestuarit mbanin armë në banesë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan pistoletë, automatik, 460 fishekë të ndryshëm, 38 fishekë pistolete, 3 krehëra automatiku dhe 7 krehëra pistolete.

Gjithashtu u konfiskuan edhe vula rrethore dhe drejtkëndore, si dhe kuti boje për vula, të cilat dyshohet se përdoreshin për falsifikim të dokumenteve. At e bir akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të vulave dhe stampave.

/tvklan.al