Euro vazhdon të dobësohet. Sot në tregun e këmbimit vendas vlera e saj ka arritur 124.17 Lekë, një zhvlerësim në nivelet e 0.7 pikëve përqindje brenda një dite. Shqetësimin për dobësimin e saj e kanë ngritur edhe deputetët e opozitës. Aldo Bumçi tha se vetëm sektorit eksportues në Shqipëri i shkaktohet një dëm prej 120 milionë Euro në vit, ndërsa më të prekurat mbeten shtresat në nevojë që jetojnë me dërgesat e emigrantëve.

“Çdo qytetar shqiptar për 100 Euro ka humbur 10 Euro”, 

tha Aldo Bumçi.

Pas kërkesës së demokratëve për të marrë masa nga ana e autoriteteve, socialistët thanë se do t’i kërkojnë një analizë të saktë Bankës së Shqipërisë e do të vendosin për disa instrumenta që mund të përdoren në kushtet e këtij zhvlerësimi të monedhës europiane.

Komisioni i Ekonomisë do të thërrasë në një seancë dëgjimore për çështjen e Euros guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Tv Klan