“Rama e Veliaj duan t’i mbyllin gojën kujt thotë të vërtetën”

Në një reagim Partia Demokratike thotë se Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj janë të frikësuar dhe se po përpiqen t’i mbyllin gojën kujtdo që thotë të vërtetën.

Në deklaratën e shpërndarë nga selia blu thuhet se qëllimi i vetëm i Ramës e Veliajt është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Partia Demokratike thotë se nuk ka rikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen, pasi është në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.

Tv Klan