Deputetët e PD do të vijojnë aksionin në Kuvend edhe në seancën e së enjten për të tentuar bllokimin e punimeve.

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi se deputetët demokratë edhe pse të përjashtuar do të tentojnë të futen në seancën parlamentare.

Gazment Bardhi: Na ka shpallur luftë, do t’i përgjigjemi në mënyrë propocionale luftës që i ka shpallur deputetëve të opozitës.

Pasi SPAK konfirmoi se mesazhet e mbërritura në telefonin e tij, ku përmendeshin emra dhe komunikime me persona të botës së krimit ishin të sajuara, Bardhi shprehu mirënjohje për punën e organit të drejtësisë, por nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë “Rama”.

Gazment Bardhi: Padyshim që ka politikanë të larë të mazhorancës, të cilët tashmë dihen për lidhjet e tyre me krimin që janë vërtetë në dosjet e SPAK.

Kryetari i grupit parlamentar theksoi se PD po përgatitet edhe për aksione të tjera në terren, por nuk deklaron një datë të saktë për protestën e radhës.

Tv Klan