Emisioni “Stop” në Tv Klan trajton denoncimin e një vajze e cila ka përfunduar studimet 2-vjeçare profesionale për edukatore çerdheje në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. E reja thotë se ka bërë dhe praktikën në shtet, por kur ka tentuar të futet në punë i kanë thënë që nuk mundet me këtë shkollim.

“Stop” shkon në universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku komunikohet se me diplomën e tyre, punësohesh.

Qytetarja: Doja të pyesja të lutem! Kur fillojnë këto regjistrimet për edukatore të çerdheve nga 0-3-vjeç?

Sekretarja: E ke bërë aplikimin, në sistem?

Qytetarja: Jo!

Sekretarja: Atje te shkolla jote do interesohesh!

Qytetarja: Jo, erdha të di, si është procedura njëherë!

Sekretarja: Vetëm me shkollën ke punë për momentin! Duhet të hysh në sistem, të bësh lëndët, të dalësh fitues, pastaj regjistrohesh te ne!

Qytetarja: Kjo është profesionale 2-vjeçare?

Sekretarja: 2-vjeçare. Po!

Qytetarja: Dhe pasi mbaroj këtë?

Sekretarja: Hyn në çerdhe!

Qytetarja: Mund të filloj direkt punë?

Sekretarja: Në çerdhe! Atë s’e di unë!

Qytetarja: Jo, jo!

Sekretarja: Po, hyn me këtë diplomë.

Qytetarja: Pasi mbaroj këtë 2-vjeçarin, mund të filloj…?

Sekretarja: Po!

Duket si mundësi e artë punësimi, por universiteti ka edhe një përgjigje tjetër.

Qytetarja: Punë me këtë diplomë!

Sekretarja: Po! Themi po! Ku di unë!

Edhe në bashkinë e Elbasanit thonë se kjo shkollë është e mjaftueshme për edukatore çerdheje.

Qytetarja: Atëhere, ça procedure ndiqet? Ime motër ka mbaruar 2-vjeçaren për…

Bashkia Elbasan: 0 në tre, kop…

Qytetarja: i

Bashkia Elbasan: 0-3 vjeç! Po! Po mirë me një CV, le të vijë këtu, të bëjë një kërkesë!

Qytetarja: Kaq domethënë!

Bashkia Elbasan: Për vend pune! Po! Për momentin! Pastaj…

Qytetarja: E kuptoj! Faleminderit!

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë shpjegojnë se me këtë formim profesional, nuk lejohet punësimi. Në institucionin qendror thonë se për të hyrë në punë edukatore, duhet arsim 3-vjeçar. Sipas zyrtarëve të kësaj strukture, në këtë rast ka një problematikë që duhet zgjidhur.

Qytetarja: Ime motër ka mbaruar 2-vjeçarin në Elbasan, profesionalen.

Informacioni: Po!

Qytetarja: Edukatore çerdhe, që i bie nga 0-3. Doja të dija, se si procedohet për punë?

Informacioni: Atëherë, ne nuk rekrutojmë edukatore në çerdhe pa arsim të lartë. Programi 2-vjeçar, që është në universitetin e Elbasanit të Korçës, më duket është edhe në Gjirokastër, nuk di, a në Durrës. Nuk është arsim i lartë, sipas ligjit për arsim të lartë. Pra nuk ka minimumin Bachelor, që ke të shkruajtur aty, që duhen 3 vite të plota studimi. Është një problematikë, që duhet zgjidhur, por jo nga neve. Neve, edukatoret e çerdheve, i marrim vetëm me arsim të lartë, pra minimum Bachelor dhe pastaj Bachelor plus Master dhe varet, çfarë ka pastaj. Ajo nuk karakterizohet arsim i lartë. Më vjen keq!/tvklan.al