Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të Vlorës rreth prës 08:30.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë rrjedhja e gazit në kuzhinën e banesës.

Për shkak të tymit, u ndje keq pronarja e banesës, 90-vjeçarja me iniciale D.R., por që fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al