Përfundon fushata zgjedhore në Itali

Përfundon fushata zgjedhore në Itali

08:53 24/09/2022

Rriten tensionet mes Brukselit dhe të djathtës ekstreme pasi shihet si favorite për të fituar zgjedhjet palamentare

Udhëheqësit e Italisë mbajtën tubimet e tyre të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare qe do të mbahen të dielën. Sondazhet tregojnë se zgjedhjet pritet që të fitohen nga e djathta ekstreme duke e vendosur Romën në rrugë të mundshme përplasjeje me Brukselin.

Një treshe grupesh të qendrës së majtë dhe të qendrës se djathtë  mbajtën takimet e tyre përmbyllëse në sheshe të ndryshme anembanë kryeqytetit italian, duke nënvizuar dështimin e tyre për të krijuar një pakt të bashkuar elektoral një vendim që ka përfituar jashtëzakonisht shumë për bllokun konservator.

Grupi nacionalist i Giorgia Melonit, Vëllezërit e Italisë, do të dalë si partia kryesore të dielën dhe do të ndajë pushtetin me aleatët e saj Ligën, të kryesuar nga Matteo Salvini dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit.

Vëllezërit e Italisë sipas mendiave shihet si një lëvizje post-fashiste të krijuar në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe megjithëse Meloni është përpjekur të projektojë një imazh të moderuar, si ajo ashtu edhe Salvini kanë qenë kritikë të ashpër ndaj bashkimit evropian , duke akuzuar edhe Brukselin për ndërhyrje. në politikën kombëtare.

Duke rritur tensionet në fund të një fushate kryesisht të zbehtë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa kishte “mjetet e nevojshme” për t’u marrë me Italinë nëse gjërat shkojnë në një “drejtim të vështirë”.  Ndërsa liderë të tjerë u shfaqën në sheshe të ndryshme në Romë dhe më gjerë për t’iu drejtuar mbështetësve të tyre, Salvini organizoi një protestë të shkurtër përpara selisë së Komisionit Europian në Romë për të denoncuar von der Leyen. 

I vetmi person që ende mund të prishte ecjen e së djathtës drejt pushtetit, ish-kryeministri Giuseppe Conte, mbajti mitingun e fundit të Lëvizjes së tij 5-Yje.  Dy muaj pa dal në skenën politike pasi tërhoqi mbështetjen e tij për kryeministrin Mario Draghi dhe fundosi qeverinë e unitetit, Conte ka ringjallur Lëvizjen 5 yje duke promovuar mirëqenien për të varfërit, të cilat e djathta dëshiron të çmontojë. Fushata është mbyllur dhe votimi zhvillohet nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 23:00 të dielën.

Klan News





Të ngjashme