Ditën e sotme janë takuar Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët janë mandatuar si negociatorë të palëve brenda PD-së.

Pas përfundimit të takimit që zgjati rreth 60 minuta, Paloka tha për mediat se takimi nuk ka dështuar dhe se ka një vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat.

“Kur të kemi diçka për ju do ju njoftojmë, nuk keni nevojë të na ndiqni si sot. Nuk ka dështuar, është një vullnet i përbashkët për të dalë me një kandidat”, u shpreh Paloka.

Takimi mes të dyve është zhvilluar në një lokal pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë që komunikimet kanë vazhduar prej ditësh brenda Partisë Demokratikë.

Të dyja palët, si ajo që mbështet Berishën dhe ajo që mbështet Alibeajn thonë se vetëm të bashkuar mund të fitojnë në zgjedhje. Megjithatë deri më tani nuk është arritur në gjuhën e përbashkët./tvklan.al