Një histori e disa ushtarëve ukrainas është duke bërë xhiron në rrjetet sociale në Internet. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, 13 roje kufiri ukrainas në ishullin e gjarprit në Detin e Zi refuzuan që të dorëzoheshin në një anije ruse. Ata qëndruan në pozicionet e tyre  dhe u vranë në një bombardim.

Fjalët e fundit të një prej ushtarëve janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Zëri nga anija ruse u bëri thirrje ushtarëve që të dorëzohen. “Ju sugjeroj që të ulni armët dhe të dorëzoheni, ose përndryshe do të hapim zjarrin”, thoshte ai.

Por pas disa sekondash ushtari ukrainas dëgjohet të thotë: “Kjo paska qenë”. Dhe në fund ai përgjigjet: “Luftanije ruse, shko q**”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar guximin e ushtarëve dhe ka thënë se ata do të shpallen heronj lufte pas vdekjes.

“Në ishullin tonë Zmiiny (Ishulli i Gjarprit), duke e mbrojtur deri në fund të gjithë rojet e kufirit kanë ndërruar jetë në mënyrë heroike. Ata nuk u dorëzuan”, tha ai./tvklan.al