4 persona kanë humbur jetën këtë vit në Shtetet e Bashkuara pasi u infektuan me një virus të ardhur prej minjve. Quhet Hantavirus dhe sipas studiuesve vret 38% të pacientëve. Në SHBA numërohen rreth 30 raste në vit, por në disa shtete të caktuara gjendja raportohet më shqetësuese.

Është vënë re një rritje e rasteve nga viti 2026, e po ashtu i vdekjeve. Ka spekulime se në përhapjen e këtij virusi të rrallë ka ndikuar edhe vala e të nxehtit. Ndryshimet klimatike ekstreme i bëjnë speciet që janë shpesh ‘bartëse’ sëmundjesh të lëvizin më shumë. Ajo që është më e çuditshme është se minjtë e shpërndajnë këtë virus, por nuk vuajnë asnjë simptomë.

Ndërkohë te njerëzit shfaqet temperatura e lartë, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje kurrizi 33 ditë pas infektimit. 10 ditë pasi përjetojnë gjithë këto simptoma, virusi sulmon qelizat e gjakut në mushkëri. Më pas personat e infektuar kanë shanse të larta për të vdekur pasi nuk marrin dot frymë.

Janë disa drogëra që shërbejnë për të lehtësuar disi simptomat, megjithatë nuk ka një kurë ekzakte për kët virus. Ky virus mund të progresojë në një shkallë edhe më të rëndë të quajtur Sindroma Pulmonare e Hantavirus.

/tvklan.al