Dy persona janë arrestuar sot në Durrës pasi kërcënuar me thikë një shofer dhe më pas i vodhën xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi “Iliria” në Durrës rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Me të hipur në automjeti 26-vjeçari Agron B ka kërcënuar me thikë shoferin, teksa 29-vjeçarja Viola B, i ka vjedhur lekët që kishte fituar gjatë ditës dhe më pas janë larguar.

Ndërkaq policia bën të ditur se materialet i kanë kaluar Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.


“Policia vuri në pranga një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të cilët kërcënuan taksistin me një thikë dhe i morën një shumë parash. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se dy shtetas kishin kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kishin marrë një shumë parash, menjëherë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:- A. B., 26 vjeç, banues në Durrës dhe V. B., 29 vjeçe, banuese në Kavajë

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.

Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,” njoftojnë blutë e Durrësit./tvklan.al