42-vjeçari me iniciale D.E. është gjetur i mbytur në det në Borsh. Policia dyshon se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ai vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al