Përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe grekë në Koridhalo

Përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe grekë në Koridhalo

18:55 11/04/2019

Dy të burgosur janë përleshur mes tyre në burgun famëkeq të Koridhalos. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar. Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut. Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje. Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta. /

tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi