Humb jetën një person, një tjetër rezulton i zhdukur

Të paktën 1 person rezulton i vdekur dhe një tjetër i zhdukur në ishullin grek të Kretës, i cili këtë të shtunë u përfshi nga përmbytjet si pasojë e motit të keq me shira të rrëmbyeshëm.

Lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga shtrati, ndërsa uji i rrëmbyeshëm u fut në zonat e rrëmbyera duke marrë përpara automjete dhe pemë.

Autoritetet bën të ditur se një burrë vdiq dhe një grua u zhduk pasi makina e tyre u mor përpara nga ujërat në zonën e Iraklio.

Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se kishte marrë me qindra thirrje për të shpëtuar njerëzit e mbetur të bllokuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.

Tv Klan