Përmirësohen të ardhurat nga taksat



Përmirësohen të ardhurat nga taksat

20:25 15/04/2021

Rritja më e madhe te TVSH dhe sigurimet shoqërore

Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia i është kthyer trajektores së njëjtë që ka patur në vitin 2019, periudhë e cila nuk ishte prekur nga pandemia e Covid dhe efektet që shkaktoi tërmeti. Të ardhurat nga taksat në buxhetin e shtetit sugjerojnë një rigjallërim të aktivitetit ekonomik, ku totali i tyre është afro 3 milion dollarë më shumë se në 2019-n dhe 45 milion dollarë më tepër se në janar-mars të vitit të shkuar.

Shenjat se rikuperimi i aktivitetit ekonomik ka filluar, tregohen edhe te shtimi i të ardhurave nga sigurimet shoqërore, të cilat japin sinjale për një rritje në tregun e punës në tregun e punës, edhe pse një efekt vjen nga rritja me ligj e pagës minimale. Të ardhurat bruto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për Marsin janë rritur me 40 milionë Dollarë, ndërsa në rritje janë edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin e biznesit, taksave nacionale dhe akcizës.

Nga ana tjetër qeveria ka rritur me 100 milionë dollarë më shumë se në 2020-n shpenzimet në buxhetin e shtetit, një pjesë e mirë e të cilave kanë shkuar në formën e shpenzimeve operative, por ecuri të mirë kanë patur edhe fondet për vepra publike. Në total nga zëri i shpenzimeve kapitale janë përdorur 112 milionë dollarë në 3 muajt e parë të vitit. 

Tv Klan







Të ngjashme