Përmirësohet konsumi, arkëtimet nga TVSH më të larta se në 2019

Përmirësohet konsumi, arkëtimet nga TVSH më të larta se në 2019

15:54 19/11/2020

Tetori rikthen normalitetin në mbledhjen e të ardhurave

Tetori ka rikthyer normalitetin, si në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, edhe në aspektin e konsumit të popullatës.

Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, në muajt Shtator dhe tetor, arkëtimet nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë rritur përkatësisht me 13.8 dhe 0.3%, pas një rënie dyshifrore që pësoi kjo taksë gjatë mbylljes së aktivitetit ekonomik.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, në total rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit krahasuar me një vit më parë është minus 1.5%, duke përmirësuar disi situatën e treguesve fiskalë në arkën e shtetit.

Tatimi me performancën më të dobët është ai i të ardhurave personale, duke patur si shkak vendimin e qeverisë për të shtyrë pagesën e saj për të vetëpunësuarit.

Edhe të ardhurat nga tarifat e pushtetit lokal kanë pësuar një rënie me 30% gjatë tetorit, ndërsa bizneset gjatë këtij viti nuk kanë shpërndarë dividentin, si një masë për të mbrojtur kapitalin në krizën që prodhoi pandemia e Covid-19.

Dhënia e paketave të ndihmave për bizneset dhe qytetarët dhe rritja e buxhetit për shëndetësinë kanë shtuar në total shpenzimet me 226 milionë dollarë më shumë se 1 vit më parë duke çuar nivelin e deficiti edhe si pasojë e rënies së të ardhurave, në fund të Tetorit 650 milionë dollarë.

Tv Klan





Të ngjashme