Një makinë është përplasur me një furgon në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkaq siç mund të shihet edhe nga pamjet, si pasojë e përplasjes makina ka devijuar nga rruga, duke përfunduar më pas në kanal. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat plota të këtij akisidenti.

/tvklan.al