Dy persona janë plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Laç – kryqëzimi i Patokut pranë vendit të quajtur kryqëzimi i shinave të trenit. Policia thotë se në aksident janë përfshirë automjetet Audi që drejtohej nga 25-vjeçari H.L. dhe BMW që drejtohej nga R.B. 23 vjeç.

Pas përplasjes, mjetet dolën nga rruga dhe ranë në kanalin anësor të rrugës. Për pasojë, mbetën të plagosur drejtuesit e dy mjeteve të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al