Në kërkim Ervis Çausholli, i hetuar për disa ngjarje kriminale

Elbasani i rikthehet ngjarjeve kriminale, ku të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, në një zonë mjaft të populluar.

Dy persona kanë dalë nga makinat dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku janë përdorur edhe kaçavidat. Njëri prej tyrë është identifikuar si Ervis Çausholli, i njohur me nofkën “Vis Korçari” në Elbasan dhe i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë.

Pas sherrit të dhunshëm, njëri prej tyre ka nxjerrë psitoletën dhe ka qëlluar. Zyrtarisht policia thotë se ende nuk është identifikuar personi që qëlloi me armë, por burime thanë se bëhet fjalë për Ervis Çaushollin, i cili ka braktisur makinën dhe është larguar. Edhe personi tjetër gjithashtu është fshehur.

Ervis Çausholli është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë, pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Çausholli ishte shoqëruar disa herë në polici si i dyshuar për disa ngjarje në Elbasan, por më pas ishte liruar duke u gjetur i papërfshirë në to.

Tv Klan