Përbërësit:

240 gr gjizë

135 gr miell

60 gr sheqer

6 gr maja ëmbëlsirash

1 vezë

1 portokall

Për kremin:

500 gr qumësht

75 gr sheqer

60 gr niseshte

2 të verdha veze

1 vezë e plotë

1 limon

Esencë vanilje

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezën, më pas shtojmë gjizën dhe lëkurë portokalli dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Më pas shtojmë miellin, sheqerin dhe majanë. Pasi kemi përgatitur brumin e bëjmë në formë sferash të vogla.

Në një tenxhere vendosim vaj që të ngrohet jo më shumë se 150 gradë dhe skuqim petuallat. Më pas përgatisim kremin me të cilin do të shoqërojmë petullat. Në një tenxhere vendosim qumështin që të ngrohet. Në një tas vendosim të verdhën e një veze dhe një vezë të plotë, shtojmë sheqerin dhe më pas i rrahim me mikser. Më pas shtojmë ngadalë niseshtënë, vaniljen dhe i përziejmë.

Tek qumështi shtojmë lëkurë limoni dhe e hedhim tek tasi ku përziem me mikser sheqerin, vezët dhe niseshtenë dhe vazhdojmë i përziejmë. Më pas e vendosim prap mbi sobë në mënyrë që të mpikset kremi.  Vendosim fillimisht në pjatë kremin, mbi të petullat dhe sheqer pluhur.

/tvklan.al