Të dyja kompanitë kanë mbyllur marrëveshjet për shitjet e vaksinave

Prodhuesit e ilaçeve Pfizer Inc, BioNTech dhe Moderna Inc pritet të korrin miliarda dollarë nga dozat përforcuese të COVID -19 në një treg që mund të rivalizojë edhe  shitjet vjetore prej 6 miliardë dollarësh të vaksinave të gripit në vitet në vazhdim. Në këtë përfundim kanë dalë analistët dhe investitorët e kujdesit shëndetësor.

Aktualisht një numër në rritje e vendeve si Kili, Gjermania, Izraeli, por edhe të tjerë kanë vendosur të ofrojnë doza përforcuese për qytetarët e moshuar ose personat  me sistem imunitar të dobët përballë variantit Delta i cili po përhapet me shpejtësi.

Pfizer, së bashku me partnerin e saj gjerman BioNTech dhe Moderna kanë mbyllur marrëveshjet e tyre për shitjet e vaksinave për 2021 dhe 2022 të cilat arrijnë shifrën e mbi 60 milionë dollarë.

Analistët kanë parashikuar të ardhura mbi 6.6 miliardë dollarë për Pfizer/BioNTech dhe 7.6 miliardë dollarë për Moderna në  vitin 2023, kryesisht nga shitjet e dozave  përforcuese.

Prodhuesit e vaksinave deklarojnë  se rënia se nivelit  të antitrupave tek njerëzit e vaksinuar pas gjashtë muajsh, si dhe një rritje e shkallës e infeksioneve për shkak të variantit Delta rrit nevojën për doza përforcuese.

Fitimet nga vaksinat do të varen edhe nga numri i konkurrentëve që hyjnë në treg. Për më tepër, disa shkencëtarë kanë vendosur në pikëpyetje idenë nëse duhet të vaksinohen edhe të rinjtë. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar qeverive që të ndalojnë marrjen e vaksinave deri sa një pjesë qytetarëve të kombeve të varfra të marrin dozën e parë.

Klan News