Instituti i Shëndetit Publik thotë se piku i infektimeve nga Covid-19 është arritur dhe gjatë kësaj jave do të nisi të reflektohet një ulje e lehtë e rasteve. E pyetur në lidhje me mbylljen e shkollave dhe nëse do ketë impakt në  përhapjen e infeksionit, epidemiologia Daja dha këtë përgjigje.

Rovena Daja: Do ketë një farë impakti por do jetë shumë i ulët pasi nuk janë mbyllur çerdhet dhe kopshtet.

Për shkak se simptomat e Omicron janë më të lehta, karantinimi i të infektuarve në vendin tonë është ulur nga 14 në 10 ditë. Ndërkohë që vende të ndryshme tashmë e kanë zbritur izolimin me Covid në 5 -7 ditë.

Rovena Daja: Izolimi tashmë është 10 ditë. Rezultatet e testi Pcr del në sistemin e-albania. Ndërsa testi i shpejtë merret nga mjeku i familjes.

Personat që edhe pas 10 ditëve shfaqin ende simptoma, qëndrojnë më gjatë dhe rekomandimi u lëshohet nga mjeku i familjes.

Klan News