Humb 5 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram

Lajmi se futbollisti katalanas Zherard Pike kishte tradhtuar partneren e tij këngëtaren Shakira, bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Përveç kësaj tani më duket se futbollisti po përballet me pasojat dhe po paguan një çmim të lartë për veprimin  e tij.

Që prej kur u konfirmua se çifti po ndahej, Pike ka humbur në rrjetin e tij social instagram më shumë se 5 milionë ndjekës. E kundërta ka ndodhur me Shakirën e cila ka marrë mesatarisht mbi 300 mijë ndjekës të rinj çdo ditë.

Përveç kësaj, këngëtarja kolumbiane duket se nuk e ka pritur aspak mirë tradhtinë dhe mes saj dhe futbollistit po zhvillohet një luftë e ftohtë. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja Shakira po mendon të ndajë me mur hapsirën mes  vilës së saj dhe vilës së  prindërve të futbollistit. E gjitha kjo me qëllim që ajo mos të ketë asnjë kontakt me ish- partnerin e saj.

Tv Klan