Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Barmash.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se “shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga”.

Deri tani mësohet se për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al