Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në orën 07:10, ku në fshatin Luzhe të Tropojës një konflikt mes dy personave degradoi në përdorimin e armëve.

I plagosur me armë zjarri kallashnikov mbeti 39-vjeçari me iniciale Bardhyl Kolobiba. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autor i ngjarjes së Izet Ahmati 46 vjeç. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për motive të dobëta. Mendohet se fillimisht i plagosuri kanosi me thikë 46-vjeçari, duke bërë që ky i fundit të merrte më pas armën dhe ta qëllonte.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendngjarja. Ai u gjet nga policia i fshehur në një shtëpi të braktisur në periferi të fshatit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al