Të paqarta rrethanat, policia nis hetimet

Ergys Likaj shkoi i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në spitalin e Vlorës. Sipas Klan News, 39-vjeçari ka marrë plagë në të dyja këmbët. Ai raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja, rrethanat e së cilës momentalisht janë të paqarta, mësohet se ndodhi pranë Lungomares. Autoritetet policore po hetojnë për zbardhjen e saj.

“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha edhe Policia e Vlorës në një njoftim paraprak për mediat. /tvklan.al