Një 60-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime paraprake për Klan News thonë se 60-vjeçari ka shkuar në spital me plagë në këmbë, pa probleme për jetën. I plagosuri dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe momentalisht është e paqartë nëse është plagosur nga dikush apo kemi të bëjmë me vetëplagosje.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për ngjarjen./tvklan.al