Policia e Kavajës ka arrestuar një 44-vjeçar. Ditën e djeshme ai ka goditur me thikë një 57 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Sa i përket të plagosurit ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./tvklan.al