Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në policinë  e Durrësit kanë bërë të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim.

Ai është Artan Rexhepi  39 vjeç, banues në Durrës të cilin gjykata e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale“Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2015 Artan Rexhepi, më datë 21 maj 2015 në lagjen Nr.13 Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka plagosur rëndë me sende të forta shtetasin  F. S./tvklan.al