Plagosja në Shijak, autori kapet në taksi – TV KLAN

Plagosja në Shijak, autori kapet në taksi

Ky është momenti kur policia shoqëron në ambientet e komisariatit të Shijakut autorin e dyshuar të plagosjes me armë të ndodhur mëngjesin e së martës në këtë qytet. Bashkë me të, në pranga ka përfunduar edhe një tjetër person, që akuzohet si bashkëpunëtor. 

Ata janë Ismail Nuredini 30 – vjeç, banues në Shijak dhe Ermir Dedja 21 – vjeç, banues në Durrës.

Rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit nga një konflikt çasti Nuredini për motive të dobëta ka plagosur në këmbë me pistoletë, 25 – vjeçarin B.K.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuredini dhe bashkëpunëtori i tij u kapën teksa po lëviznin me një taksi. Gjatë kontrollit atyre iu gjet arma e zjarrit dhe një thikë.

Policia sqaron se Nuredini është person me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës. Ai është arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*