Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër banesa. Në sajë të operacionit të koduar “Çelësi”, në pranga ka rënë Erind Kodra, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Sipas policisë Kodra është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetases K.M më datë 19.04.2016 në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Ndalimi i tij u bë pas hetimeve dhe pamjeve filmike të administruara nga policia.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Një çelës artizanal të modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve, dy kaçavida, një çelës englez 12.

Policia gjithashtu ka dokumentuar vjedhjet e tjera të banesave që Erind Kodra ka kryer në bashkëpunim me Danjel Dushkun 25 vjeç (i arrestuar tre javë më parë ).

Vjedhjet e dokumentuara nga policia: 

Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2

Më datë 17.05.2016, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I. M., ku kanë marrë 2 televizorë Plazma dhe një shumë monetare.

Më datë 22.05.2016, në rrugën e “Kavajës”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. J., ku kanë marrë vetëm një televizor.

Më datë 24.05.2016, në rrugën “Abdyl Frashëri”, kanë vjedhur banesen e shtetases N. M., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe në banesën e shtetases Sh. B., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë monetare.

Më datë 01.06.2016, në rrugën “Sulejman Pitarka”, kanë vjedhur banesën e shtetases I. A., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri të ndryshme.

Më datë 13.06.2016, gjatë natës, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases R. H.

Më datë 14.06.2016, në rrugën “Vangjush Furxhi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. F., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Më datë 20.06.2016, në rrugën “Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. E., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një shumë monetare.

Më datë 20.06.2016, në rrugën ”Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetases A. B., ku kanë marrë një televizor Plazma.

Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4

Më datë 10.06.2016, në Qesarak, kanë vjedhur banesën e shtetases D. D., ku kanë marrë disa bizhuteri.

Më datë 01.06.2016, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë disa bizhuteri

Më datë 18.05.2016, në rrugën “Fitnete Rrexha”, kanë vjedhur banesën e shtetases B. Q., ku kanë marrë disa orendi shtëpiake dhe dritare alumini.

Më datë 18.04.2016, në rrugën  “Selaudin Zorba”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. L., ku kanë marrë një shumë monetare.

Më datë 26.04.2016, në rrugën “Mërgim Çano”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1

Më datë 30.04.2016, në rrugen “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtatasit A.  Ç., ku kanë marrë një shumë monetare.

Më datë 17.06.2016,  në rrugën “Hoxha Tasim”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. V., ku kanë marrë një kasafortë të përmasave 90×30 cm dhe brenda ka pasur disa pasaporta.

Më datë 28.03.2016, në rrugen “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtatases V. Y., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”./tvklan.al