Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka analizuar punën e saj gjatë vitit 2001. Në mbledhje ka marrë pjesë dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë, Niko Brahimaj.

Policia e Durrësit gjatë vitit 2001 është përqendruar kundër trafikut dhe krimit të organizuar. Objektiv ky që do të vazhdojë të jetë kryesorë edhe për vitin e ardhshëm.

Gjatë një viti në territorin që mbulon kjo drejtori, janë regjistruar 399 vepra penale, me një nivel zbulimi prej 93%. Në qytetin e Durrësit gjatë vitit 2001 kanë ndodhur 9 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 8, mes tyre është edhe vrasja e priftit italian.

Gjithashtu në kuadër të luftës kundër trafiqeve përmendet kapja e dy rasteve të trafikut të armëve në portin detar. Shumë jehonë në shtyp kanë patur edhe bllokimi i dy anijeve, Planet dhe Sopot, brenda të cilave u gjendën klandestin.

Ndërkohë një tjetër detyrë e menjëhershme, është konsideruar grumbullimi i armëve, nga efektivi i kësaj drejtorie.

Po në Durrës në prag të Vitit të Ri, shoqata “shpresë për jetimët” në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Durrësit, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët dhe familjet që lanë pas punonjësit e policisë, që dhanë jetën në krye të detyrës.

Kryetari i shoqatës së jetimëve ju premtoi fëmijëve të policëve të vrarë, se për vitin e ardhshëm do të arrijë të ju sigurojë lidhjen e pensioneve për ta, si dhe kalimin jashtë Shqipërisë të pushime verore.

Dhurata simbolike dhe premtimet janë vlerësuar nga fëmijët. Midis tyre janë shkëmbyer urime, dhe ju premtua që do të ju qëndrojnë gjithmonë pranë fëmijëve të mbetur jetim, duke kontribuar për shkollimin dhe integrimin e tyre në shoqëri./tvklan.al